Sporti

Immobile: Lewanwdoski është model që unë gjithmonë e kam ndjekur

09/25/2020 10:01
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile tha “është e pabesueshme të keni shënuar më shumë gola” sesa “modeli” i tij Robert Lewandowski i Bayern Munchen.

Immobile, i cili shënoi 36 gola të Ligës për Lazio në 2019-20, përfundoi mbi çdo sulmues tjetër dhe për këtë arsye mori Këpucën e Artë Evropiane.

“Të fitosh Këpucën e Artë më bën shumë krenar,” i tha Immobile gazetës gjermane Bild, përcjell GazetaBlic.

“Lewandowski ka qenë gjithmonë një model për mua.

“Nëse mund të votoja për Topin e Artë, do t’i jepja votën time”.

Immobile mori Këpucën e Artë Evropiane në Itali për herë të parë që kur ish kapiteni i Romës Francesco Totti fitoi çmimin në 2007.

“Kur bëhet fjalë për numrin më të mirë në botë, përmenden gjithmonë emrat Lewandowski, [Luis] Suarez ose [Karim] Benzema.

“Të emërohesh së bashku me ta dhe të kesh shënuar më shumë gola sesa këta sulmues është e pabesueshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/