Lajme

Ilir Qeriqi dekreohet për Shef të Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

03/26/2023 16:18
nga:G B

Me dekret të Presidencës së Kosovës, Ilir Qeriqii është emëruar Shef i Stafit në Shtabim e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njoftoi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Qeriqi qe falënderues ndaj komandatit të FSK-së, gjeneralit Bashkim Jashari dhe anëtarëve të tjerë për nderin.

“Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Njoftimi i Qeriqit:

Ndjehem i nderuar dhe privilegjuar me besimin e dhënë nga Lidershipi .

Dekretimi nga Presidentja si Shef i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, mbart me vete më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënje për mua.

Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin.

Falënderim dhe mirënjohje per Gjeneral Jasharin edhe për të gjithë anëtarët e Kabinetit te KOMFSK për bashkëpunimin!

Nderi dhe respekti u takon dëshmorëve!

Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ato vajza dhe djem që shërbejnë në uniformën e shenjtë të Ushtrisë së Kosovës.

There is no higher sense of pride in serving with honor, integrity and devotion to the country .

The decree by President as Chief of Staff at the KSF General Staff carries with it more responsibility and accountability for me.

Honor and respect belongs to the martyrs.

Appreciation and gratitude to all those women and men in uniform, proudness serving to the Kosovo Army.

With respect! I.Q