Sporti

Ilir Mustafa: Ky vit është krejt ndryshe tek Malisheva, duam kalimin në Europë

11/06/2023 08:56
nga:Lorik J

Mesfushori kosovar, Ilir Mustafa beson se skuadra e Malishevës është shumë më e pjekur dhe më e përgatitur sivjet, sesa në vitet e para të kaluara në Superligën e Kosovës në futboll.

Mustafa thotë se skuadra është konsoliduar dhe tashmë këtë edicion ka qëllim plasmanin në Europë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dy vitet e para për ne kanë qenë të vështira, qëllimi ka qenë vetëm stabilizimi dhe mbetja në elitë, kurse sivjet është krejtësisht ndryshe, po mendojmë të dalim në Europë, tash nuk i dihet, sepse tabela e tregon më së miri se liga është e papërshtatshme, secili ekip mund të mposht secilin”, tha fillimisht Mustafa në emisionin VAR në Tëvë1.

“Shpresojmë t’i arrijmë objektivat që i kemi, tash na mbetet të shohim se çka do na dal rrugës”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Malisheva momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 17 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport/