Cult

Ilir Muharremi promovon dy libra

02/11/2018 21:23
nga:Fatjona Mani

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës, të hënën artisti Ilir Muharremi do të promovojë dy vepra: “Psycho”, romani i fundit i këtij autori, i zhanrit triler që rrëfen për erotizmin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, vullgaritetin…

Ndërsa, libri i dytë është “Moskuptimet”, që rrëfen për religjionin, vdekjen e Zotit, historinë e artit, artin skenik, dramaturgjinë, letërsinë absurde… Libri është ndarë në pesë kapituj, ndër të cilat rrëfehet edhe për letërsinë: kuptimin e romanit, përse shkruajmë, letërsia dhe historia.

E veçanta e këtij libri është se kjo lëndë ka jetën dhe momentalen, derisa e ardhmja dhe e kaluara trajtohen si shpresë e shuar.
Për librat e Muharremit do të flasin profesoresha Vjollca Dibra si dhe kritiku letrar Mahir Morina. Pas prezantimit të kumtesave do të organizohet edhe një debat në lidhje me të dyja veprat.

“Për mua është një nder i veçantë të promovoj dy vepra veçanërisht romanin e fundit i cili u prit shumë mirë nga lexuesit”, tha Muharremi duke shtuar se “Të dy librat kanë një vlerë të veçantë, njëri është shkencor e tjetri roman vulgar sidomos aty ku flitet për erotikën.
Ky promovim organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj. Promovimi fillon në orën 14:00, shkruan Gazeta Blic.

 

04/16/2018 15:28

Vdekja e dy minatorëve, të martën marshim në Bulqizë