Lajme

Ilir Meta takon Ervin Salianjin- Më bindi se burgu politik ndez frymën e ndryshmit

2 muaj më parë
nga:Y I

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar këtë të martë Ervin Salianjin, deputetin e Partisë Demokratike, i cili po vuan dënimin e tij për dëshmi të rreme në burgun e Fierit.

Meta tha se nga ky takim u bind, se burgu politik ndez më shumë frymën e ndryshimit.

Ai tha gjithashtu se është krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët “as në burg nuk e humbasin Lirinë”.

“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.

Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.

Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi. Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”,-shkruan Meta.

/Euronews Albania/