Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është pyetur sot për rreth 2 orë nga prokurorët e SPAK, lidhur me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Detajet në lidhje me marrjen në pyetje të presidentit të PL-së sot në SPAK i dha një prononcim për mediet, avokati Genc Gjokutaj.
“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha ai.