Lajme

Ilir Deda tregon se cilat parti duhet të bëjnë koalicion për qeverisjen e vendit

08/13/2019 18:04
nga:L H

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka ‘thumbuar’ zyrtarët e lartë të PDK-së duke lidhur me deklaratat e tyre pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me atë të LVV-së, Albin Kurti, shkruan Gazeta Blic.

Deda ka thënë se është më ndershëm të kuptohet humbja e pushtetit me dinjitet se shfaqja haptas e panikut.

“Më ndershëm është me e kuptu dhe me e humbë pushtetin me dinjitet, se sa me e shfaqë aq haptas panikun. Nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Deda thotë se Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes dhe se këtë, sipas tij, mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar.

“Rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë. Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira. Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje. Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar, rreth një programi të saktë e ambicioz qeverisës”, thotë ndër të tjera ai./Gazeta Blic