• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ilir Deda: Thaçi në panikë nga rezoluta e opozitës!

09/05/2018 22:47
nga:Diamant Bajra

Draft-rezoluta e përgatitur nga katër partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës e cila ia ndalon përfaqësuesve të Kosovës të dialogojnë me Serbinë për terësinë territoriale të vendit, e ka futur në panikë Presidentin e shtetit, Hashim Thaçi.

Këtë mendim e ka, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës Ilir Deda. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja e zvarritjes së seancës së thirrur nga opozita për votimin e saj.

“Në presidencë e kanë shprehur panikën për shkak të kësaj rezolute edhe pse ata thonë që nuk është obligative për ta, por Thaçi duhet të kuptojë që aventura e tij për korigjim të kufirit nuk do të ketë sukses. Unë pres që do të kalojë kjo rezolutë. Qëllimi i zotit Thaçi ka qenë të mos aprovohet kjo rezolutë para 7 shtatorit”, ka deklaruar Deda gjatë një interviste për “Gazeta Blic”.

Deputeti Deda, vlerësen se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës e ka dëmtuar mjaft shumë jetën parlamentare, andaj ai konsideron se vetëm duke shkuar në zgjedhje të parakohshme do t’i ipet mundësia një legjislature të re që të përmirësonte edhe jetën parlametare.

11/20/2018 22:47

Deda: Derisa dështon politika e keqe, shyqyr e kemi sportin