Lajme

Ilir Deda publikon dokumentin e rëndësishëm të George Bushit për ushtrinë e Kosovës

12/07/2018 13:26
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur ushtrinë edhe në vitin 2008.

“Me 19 mars 2008, Presidenti George W. Bush nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të ShBA-ve për Kosovën. Ky vendim është ende në fuqi”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook.

“Me transformimin e FSK-së me 14 dhjetor, do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme ushtarake”.

“Transformimi i FSK-së gjithashtu do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës”.