Sporti

Ilir Daja dënua me 6 ndeshje nga Disiplina, djali i tij do ta zëvendësojë tek Dinamo

05/08/2025 15:34
nga:Lorik J

Ilir Daja u dënua ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës me 6 ndeshje pezull për sjelljen e tij pas humbjes me Vllazninë. Një dënim, i cili do të nisë të zbatohet që në finalen e vogël të “Final – Four”, ku “Blutë” do të luajnë ndaj Partizanit.

Përballje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 19:00 ditën e shtunë. Ilir Daja nuk do të mund të drejtojë ekipin në këtë sfidë dhe në këto kushte do ta ndjekë atë nga tribuna.

Në një situatë të tillë Daja do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij, Glen Daja. Do të jetë pikërish djali i trajnerit, ai që do të marrë “frenat” e skuadrës së Dinamos në mungesë të babit të tij.