Lajme

Iliq: Amerika i ka kërkuar Vuçiqit ta njoh Kosovën

10/31/2017 20:01
nga:N S

Kryetari i partisë Serbia e Re, Velimir Iliq tha se Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan, Brian Hoyt Yee, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, që Serbia të njohë Kosovën deri më 1 janar të viti 2019.

Siç raporton “Tanjug”, Iliq tha në një konferencë për shtyp se në bazë të informatave që posedon, Hoyt Yee, ka kërkuar të “përmbushet premtimi me shkrim” që Kosova të fitojë një vend në Kombet e Bashkuara deri më 1 janar 2019 dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të tolerojnë asnjë ditë vonesë”, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se presidenti i Serbisë në asnjë moment “nuk e ka përmendur se është kushtëzuar” dhe shtoi se “sipas asaj se si Qeveria e Serbisë po punon” gjithçka çon në faktin se premtimi që u është dhënë amerikanëve do të përmbushet.

 

11/20/2017 12:36

Gjuriq: Lista Serbe fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Kosovë