Qasje jo të barabartë mes komunave ka thënë se ka edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.
Ai për Expose ka thënë se në duke qenë në mandatin e katërt të qeverisjes, raportet me qeverinë Kurti janë më të zbehtat ndonjëherë
“Jam në mandatin e katërt si kryetar komune, dhe gjatë këtyre viteve kam patur rastin të punoj dhe bashkëpunoj me të gjitha qeveritë qendrore! Raportet me qeverinë Kurti janë më të zbehurat për dallim me qeveritë tjera. Pos vizitave të rralla të 2-3 ministrave, të gjitha kërkesave dhe insistimeve tona për takime, të njëjtit nuk u janë përgjigjur”, ka thënë ai.
Sipas Ilazit, komuna e Kaçanikut është tejmase e diskriminuar nga qeveria.
“Investimi i parë dhe i vetëm i ri i qeverisë “Kurti” është gurëthemeli i një çerdhe i datës 28 dhjetor 2024 në fshatin Rekë. Për dallim prej komunave të qeverisura nga Lëvizja Vetëvendosje, ne mendojmë se komuna e Kaçanikut në këtë aspekt është tejmase e diskriminuar”, ka theksuar ai për Expose.
Ilazi ka shtuar se kanë hasur në injorim nga ana e Ministrisë së Financave.
“Përkundër kërkesave me projekte të detajuara dhe të arsyetuara drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministrive tjera të linjës, për të njëjtat asnjëherë as përgjigje nuk na është dhënë. Përjashtim, sikurse e ceka më lartë bën gurëthemeli i çerdhes së filluar në fshatin Rekë”, ka deklaruar Besim Ilazi./Gazeta Blic/


