Cool

Ilaci që ka shëruar 95% të pacientëve me gjendje të rëndë inflamacioni me koronavirus

03/26/2020 08:11
nga:N S

Ilaci që ka shëruar 95% të pacientëve me gjendje të rëndë inflamacioni me koronavirus

Tocilizumab, i njohur me emrin Actemra, deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid dhe për zvogëlimin e inflamacionit

I eksperimentuar nga mjekët kinezë “Tocilizumab” duket se po jep rezultate pozitive ditë pas dite, duke sjellë përmirësim të parametrave shëndetësor për të infektuarit me coronavirus që kanë shfaqur komplikacione, thonë shkencëtarët

Tocilizumab, nuk është një ilaç antiviral, por vepron në infeksionet kronike, e zvogëlon rrezikun tek pacientët me coronavirus që kanë probleme me frymëmarrjen, e kurohen në terapi intensive.

Doktorët kinezë trajtuan me këtë ilaç 20 pacientëve gjatë kulmit të epidemisë dhe, siç thonë ata, 19 prej tyre janë liruar prej spitalit brenda dy javësh.

Shkencëtarë nga e gjithë bota, me urgjencë janë duke hulumtuar metoda të reja për të luftuar infeksionin i cili ka prekur gati 450,000 njerëz dhe ka mbytur rreth 20,000.

Për shkak se Tocilizumab është një ilaç në treg, ai mund të përdoret me lehtësi nga rregullatorët për eksperimente, por edhe për trajtim.

Zyrtarë të shëndetësisë në Kinë kanë aprovuar ilaçin Actemra për të trajtuar coronavirusin te pacientët me mushkëri të dëmtuara si shkak i inflamacionit të lartë.

Ka protokolle të aprovuara me skema të miratuara tashmë për zgjedhjen e pacientëve të cilët do të fillojnë mjekimin dhe ndjekjen e këtyre pacientëve nën trajtim.

Dje, është dhënë drita e gjelbër nga FDA për trajtim edhe te pacientët në SHBA.

09/27/2020 22:41

Infektologu Sadiku thotë se po hyjmë në një periudhë që e favorizon përhapjen e Covid 19