Lajme

IKShPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim kundër gripit sezonal

01/07/2025 12:42
nga:N K

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javët e fundit është shënuar një intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit, raporton GazetaBlic.

Sipas kërkesës së tyre, kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.

“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te jë numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javët e fundit është shënuar një intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit.

Kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.

Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te jë numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluesekundër gripit me theks të veçantë grupeve me prioritet si:

Punëtorët shëndetësor;
Gratë shtatzëna;
Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar;
Personat mbi 65 vjeç; dhe
Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon të gripit 85 000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksiohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.

Në të njëjtën kohë, IKSHPK u bën thirrje qytetarëvë që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si:

Mbajtjen e higjienës personale;
Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;
Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);
Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;
Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;
Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;
Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .
Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.
Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit, ndërsa efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes, ndërsa mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.