Lajme

IKSHPK thirrje qytetarëve: Mos qëndroni grumbuj as në oborret e juaja!

04/15/2020 13:15
nga:N.K

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Në thirrje thuhet se qytetarët edhe kur të dalin në orët e përcaktuara të lëvizjes, të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja, shkruan IndeksOnline.

Komunikata:

QYTETARË TË DASHUR!

Sot ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë! Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre. Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.

Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe kur dilni në orët e përcaktuara të lëvizjes, ju lutemi të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Të dashur qytetarë,

Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

10/05/2020 07:16

1 mijë e 328 raste aktive me Covid 19 në Kosovë