Lajme

IKSHPK-ja thotë se në Kosovë s’ka të prekur nga virusi që shkaktoi viktima në Kinë, bën thirrje për kujdes

01/24/2020 14:21
nga:N.K

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në Kosovë nuk është evidentuar asnjë i prekur nga virusi “2019-nCoV” që shpërtheu në qytetin Ëuhan, Provinca Hubei të Kinës, ku u shkaktuan disa viktima.

Megjithatë, IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes, derisa shton se është duke e monitoruar situatën.

Njoftimi i plotë:

OBSH u njoftua për disa raste të pneumonisë në qytetin Ëuhan, Provinca Hubei të Kinës. Virusi nuk përputhej me ndonjë virus tjetër të njohur. Kjo ngriti shqetësimin sepse kur një virus është i ri, ne nuk e dimë se si përhapet tek njerëzit.

Një javë më vonë, më 7 janar, autoritetet kineze konfirmuan se ata kishin identifikuar një virus të ri. Virusi i ri është një koronavirus, i cili është një familje e viruseve që shkakton rrufë të zakonshme (ftofje) si dhe virusin e SARS dhe MERS. Ky virus i ri u emërua përkohësisht “2019-nCoV”.

OBSH ka punuar me autoritetet kineze dhe ekspertë globalë që nga dita kur u informuam, për të mësuar më shumë rreth virusit, si ndikon tek njerëzit që janë të sëmurë me të, si mund të trajtohen dhe masat parandaluese.

Aktualisht, rastet e infektuara në Kinë janë eksportuar në SH.B.A., Tajlandë, Japoni dhe Republikën e Koresë.
Virusi është i rrezikshëm në rast të shfaqjes së komplikimeve të sëmundjes, sidomos për personat me imunodeficiencë dhe sëmundje kronike.

Mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend, në rast të kontaktit me burimin e infeksionit siç janë personat që vijnë nga vendet e prekura me këtë virus.

IKShPK është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Ëuhan, Provinca Hubei, Kinë
IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike.
Instituti Kombëtar ka rekomanduar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (e dëshirueshme sa më parë që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe IKShPK.

Të gjitha institucionet shëndetësore të vazhdojnë të zbatojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore, në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005).
Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën e Situatave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës.
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga ky virus në vendin tonë.

Masat e parandalimit

Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.

09/22/2020 07:01

Një ekip i institutit gjerman për shëndet publik, vizitë dyjavore në Kosovë