Showtime

“Ikonë e kinematografisë shqiptare” – Personazhet publike shprehin ngushëllime për Leze Qenën

03/25/2020 15:48
nga:L I

Mëngjesin e ditës së sotme ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare aktorja Leze Qena shkruan, GazetaBlic.

Aktorja kishte ditë që ishte ë gjendje të rëndë shëndetësore ku ishte nën kujdes intensiv.

Leze Qena shquhet për karrierën e pasur artistike, rolet e së cilës kanë lënë gjurmë në botën e artit.

Figura të larta shtetërore artistë të shumtë shqiptarë kujtuan aktoren duke thënë fjalët më të mira për të.

Leonora Jakupi

“Sot nderroj jete Ikona e kinematografise sone , Ylli i skenes tezja Leze . Do ta kujtoj me malle buzeqeshjen tende te sinqerte, dashurine e pakushte dhe perkushtimin e madh per profesionin e artistit.Do t’na mungosh shume tezja ime e mira zemer bardhë”.

Yllka Gashi

“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun e e dashtun ki me mbetë gjithmonë! Falemnderit për krejt çka i dhurove Kosovës!”

Naser Rafuna

“Leze Qena- do të na mungosh oj shembull i një profesioniste, energjie pozitive,dashurie e respekti”

Sabri Fejzullahu

“Leze, mike, aktore e yll i pa shuar. Kisha kënaqësi, që t’njoha, që aktruam bashkë, që ndamë kujtime, dhe mbi t’gjitha, që ndave talentin tënd me gjithë ne aktorët e me popullin shqiptar. I përjetshëm kujtimi dhe nuri yt që shndritë e shkëlqen gjithmonë. Pusho në paqe.

I yti,
Sabri Fejzullahu”

Shyhrete Behluli

“Kur nje artist ndahet nga jeta ne zemren e publikut le nje zbrazetire te madhe.Do te jetosh perhere ne artin shqiptare !”

Gili

“I pavdekshëm kujtimi për DIVËN🙏❤️LEZE QENA”

Labinot Gashi

“E dashur Leze, ti qe pernjemend ishe shume e dashur per te gjithe, nga sot pusho e qete!
Pozitiviteti yt, afersia, ngrohtesia dhe puna me perkushtim e pergjegjesi qe e ke kryer, te beri te kesh vlere te madhe per te gjithe!
Do me mungosh gjithmone, Lezja jone!”

Albatrit Muqiqi

“Pusho në paqe Leze Qena 🤲🏻⭐️ Ngushllime Familjarëve”

Ndërsa, qytetarët sonte në orën 20:00 do ndezin qirinj për nder të veprës dhe krijimtarisë së saj.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime.Bashkohu edhe ti! Sonte në ora 20:00”, thuhet në njoftim.

/GazetaBlic