Sporti

Javën e ardhshme hidhet shorti për Ligën Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë

09/25/2020 11:20
nga:Mergim Rreci

Para disa ditëush u zyrtarizua formimi i Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshjen e nënshkruan Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari dhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Liga do të ketë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria, përcjell GazetaBlic.

Ideja e formimit të kësaj lige ishte mirëpritur në Kosovë nga analistët, klubet dhe basketbollistët.

Të enjten, Bordi i Ligës Unike ka pasur mbledhjen e parë, ku është diskutuar për funksionimin dhe rrjedhën e kësaj lige. Në këtë mbledhje është vendosur që shorti të hidhet javën e ardhshme.

/GazetaBlic/