Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll ka pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
‘Dardanët’ janë mposhtur në ndeshjen çerekfinale nga kombëtarja e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 72-61.
Zvicra ka siguruar tashmë gjysmëfinalen, atje ku do të përballet me Letoninë.
/GazetaBlic Sport/


