Sporti

Igli Tare e do Granit Xhakën tek Milan, ka kontakte të vazhdueshme mes palëve

06/15/2025 12:27
nga:Mergim Rreci

AC Milan po vazhdon punën në forcimin dhe konsolidimin për edicionin tjetër.

Raportohet se drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare e dëshiron me çdo kusht transferimin e Granit Xhakës.

Sipsa Matteo Moretto, ka kontakte të vazhdueshme mes palëve për një marrëveshje të mundshme, e cila do ta sjellte mesfushorin shqiptar tek gjiganti i madh italian.

Përveç Xhakës, Tare po e kërkon edhe Ardon Jasharin, për të cilin interes të madh ka edhe nga Bundesliga dhe Premier League.

/GazetaBlic Sport/