Showtime

Iftari bashkon gjithë aktorët e serialit “O sa mirë”

05/21/2018 20:37
nga:L I

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që shumë prej fytyrave publike të solidarizohen në këtë muaj që për çdo mysliman njihet si muaji i paqes.

Iftaret e mbrëmjes të kaluara së bashku me njerëzit më të dashur, janë një tjetër detaj i këtij muaji të madhërishëm.

Një iftar së bashku në natën e sotme e kanë kaluar edhe aktorët e hit serialit “O Sa Mirë”.

Ka qenë aktori Ernest Zymberi, i njohur për publikun si ‘Llukmani’, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku
shfaqet bashkë me kolegët e tij, teksa shijojnë një iftar.

“Iftari në O Sa Mirë”, shkruhet në fotografinë e publikuar.

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën