Sporti

Formacionet zyrtare: Prishtina – Drenica

09/19/2020 15:25
nga:M K

Prishtina e pret Drenicën me fillim nga ora 16:00 në ndeshjen e parë të sezonit 2020/2021.

Kryeqytetasit që kanë pësuar shumë ndryshime gjatë verës, si në fond të lojtarëve ashtu edhe në shtabin teknik, pritet të jenë një nga kandidatët për titull, përcjell GazetaBlic.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit, do të ndeshen me Drenicën e Fadil Ramës, që udhëton në Prishtinë për të shkaktuar befasi.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në “Fadil Vokrri”, ndërsa më poshtë edhe emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, formacione këto që u publikuan para pak çasteve.

 Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E. Krasniqi, Abazi, Mankenda, John. Kryetrajner: Zekerija Ramadani.

 Drenica: Ymeri, Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Hamiti, Dumani, Bejta, Doshklaku, Murati, Morina, Mëziu. Kryetrajner: Fadil Rama

/GazetaBlic/

10/24/2020 15:42

LIVE Superliga | Drita shënon golin e katërt përballë Drenicës