BLIC.TV

Idetë e Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh janë “ballona” politik. Kjo duhet të ndodhë me Luginën e Preshevës

11/16/2018 22:23
nga:Gazeta Blic

Sonte i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, është ish- luftëtari i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se nuk e di se për çka saktësisht po diskuton presidenti Thaçi.

“Asnjë element në tavolinë, as dy rreshta të shkruar nuk i kam parë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, idetë sikurse shkëmbimi i territoreve janë ‘ballona’ politik, se sa diçka konkrete.

“Edhe ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, i tejkalon edhe kompetencat e Republikës së Kosovës. Pse atëherë shqiptarët e Maqedonisë, ata të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi, duhet të rrijnë duarkryq. Kjo shkon përtej një niveli Kosovë- Serbi”, tha ai.

Sipas tij, nëse tentohet të lëvizen kufijtë, atëherë territori shqiptar është shumë më i madh se sa Republika e Kosovës, apo sa Lugina e Preshevës apo veriu.

“Historikisht është përfol, por edhe nëse kthehemi në vitin 1912, një pjesë e madhe e territorit shqiptar, përfshirë Kosovën, një pjesë të Maqedonisë, një pjesë e Malit të Zi,  kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Deputeti i AAK-së, në “Blic Interview” me Astrit Gashin ka paralajmëruar se idetë e lëvizjes së kufijve mund të sjellin edhe kriza.

“Edhe qytetarët në të dyja anët nuk do të rrijnë duarkryq”, tha ai, duke shtuar se për këtë arsye idetë e tilla janë të rrezikshme.

Sipas tij, një bashkim real i shqiptarëve është duke ndodhur me integrimet euroatlantike.

“Ne synim kemi anëtarësimin në BE, dhe në BE lëvizja e lirë është e garantuar”, tha ai, raporton gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se në tavolinën e diskutimeve duhet me tentu që shqiptarëve të Luginës t’u jepen të drejta të barabarta që kanë qytetarët serb në Kosovë.

“Kur flitet për territore, thuhet se ne nuk do të japim, por do të marrim, shpresoj të jetë ashtu. Shpresoj se Serbia e ka kuptuar që Lugina është pjesë e Kosovës, dhe lutem që kjo të ndodhë.  Nëse lëvizen kufijtë, që të japim territor, për të marrë territor unë jam kundër”, tha Haradinaj.

 

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit