Lajme

Ideja “gjeniale” e deputetes së LDK-së: Nëse reciprociteti nuk funksionon me Serbinë, mund ta rikthejmë taksën

02/25/2020 23:29
nga:Gazeta Blic

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Besa Gaxherri, tha në Rubikon të KTV-së se nëse masat e reciprocitetit nuk funksionojnë, Qeveria mund ta rikthejë taksën 100%.

“Nëse Serbia do ta vazhdojë lojën që e ka, nëse nuk funksionon reciprociteti, ne mund ta kthejmë taksën. Ju (AAK) për një minutë e keni marrë vendimin për taksë, të njëjtën mund ta bëjmë edhe ne, për një minutë mund ta marrim këtë vendim”, u shpreh ajo.

“Në këtë situatë që jemi, ne e kemi mundësinë ta heqim taksën, ta shqyrtojmë reciprocitetin, ne nuk kemi nevojë të ulemi menjëherë në dialog. Serbia edhe ashtu në pranverë do të shkojë në zgjedhje. Nëse reciprociteti nuk përfundon në të mirë të Kosovës, nëse nuk e mbërrin rezultatin e dëshiruar, ne e shqyrtojmë prapë”, tha deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Zotimi publik i Pal Lekajt: Nëse Qeveria Kurti vendos reciprocitet, unë nuk do të merrem me politikë

01/29/2020 13:37

Besa Gaxherri me akuza të rënda ndaj VV-së: Po synon ta kap shtetin duke e marrë Kuvendin, Kryeministrin dhe Presidentin, por LDK nuk do ta lejojë!