• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Ideja e korrigjimit të kufijve mund të ketë lindur nga ndërkombëtarët. Nuk është e serbëve”

11/04/2018 21:24
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic sonte ka filluar me produktin e ri televiziv, “Blic Intervieë”, me Astrit Gashin, emision ky që do të transmetohet çdo javë.

Në emisionin e parë, i ftuar është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Kryeziu duke folur për bisedimet Kosovë- Serbi, gjegjësisht për idenë e shkëmbimit të territoreve, ka thënë se kjo temë nuk është diskutuar në Bruksel.

“Presidenti Thaçi ka dhënë vetëm deklarata në lidhje me korrigjimin e kufijve, por nuk e di që kjo temë të jetë diskutuar në negociata”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

BlicInterview – I ftuar, Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

LIVE – #BlicInterview | I ftuar, Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Publiée par GazetaBlic sur Dimanche 4 novembre 2018

 

Ai ka thënë se duhet të nxirret një platformë për këto negociata me Serbinë. E, sipas tij, në këtë platform do të paraqiteshin edhe vijat e kuqe, që nuk i tejkalon.

Kryeziu në “Blic Intervieë’, me Astrit Gashi ka thënë se duhet që në platformën e negociatave të përfshihet edhe çështja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash.

Sipas tij, ne nuk duhet të frikësohemi nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Presidenti Thaçi nuk ka arritur ta shpjegojë idenë e “korrigijimit” të kufijve. Kjo ide nuk e di nëse është origjinale, por mund të jetë edhe ide e ndërkombëtarëve”, tha ai.