Sporti

Ideja e fundit, kampionatet mbyllen në 15 korrik, garat evropiane zhvillohen në verë!

03/26/2020 11:12
nga:M K

Ende nuk është gjendur një zgjidhje ideale, megjithëse idetë sa vijnë e shtohen.

Së fundi po përflitet një, ndoshta në praktikë pak më e realizueshme, përcjell GazetaBlic.

Shtëpia numër një e futbollit evropian po mendon që kampionatet të fillojnë në pjesën e dyët të muajit Maj dhe të përfundohen në gjysmë të Korrikut.

Pas kësaj, verës të luhen ndeshjet e garave evropiane, pra aty ku kanë mbetur, te 1/8-a.

Me mbylljen e sezonit në garat evropiane, lojtarët do të siguronin pushim të mjaftueshëm, para se të ktheheshin në fillim të shtatorit për sezonin e ri.

Gjithsesi, mbetet vetëm një hipotezë, andaj s’ka asgjë përfundimtare.

/GazetaBlic/

02/08/2020 20:41

Faqja e njohur e futbollit botëror poston video të talentit kosovar, e quan Modrici i ardhshëm