Sporti

Icardi s’ka të ndalur, në fitoren 4-1 të PSG-së realizojnë edhe Mbappe e Neymar

12/21/2019 22:43
nga:M K

PSG ka shënuar fitore bindëse 4-1 ndaj Amiensit.

Kampionët aktual edhe këtë vit duket të jenë të vetmin kandidatë potencial për titull, pasi konkurrenca në Ligue 1 s’është edhe kush e di se çka, shkruan GazetaBlic.

Realizuan ata të zakonshmit, si Mbappe dy herë e Neymar, derisa nuk mund të mungonte as Icardi, i cili vazhdon formën e tij fenomenale me skuadrën e re.

Kësisoj, djelmoshat e Thomas Tuchel shkojnë në kuotën e 45 pikëve dhe kanë shtatë më shumë se Marseille i pozitës së dytë, që sonte fitoi 3-1 përballë Nimesit.

Xhiron e ardhshme, PSG do të jetë sërish nikoqir, e kësaj radhe i Monacos, ndërsa Amiens e pret Montpellier.

/GazetaBlic/

02/01/2020 09:42

Dikur pjesë e Paris Saint-Germain, tani nënshkruan me Drenicën