Sporti

Icardi rikthehet në Serie A, por jo te Juventusi e Interi

04/23/2020 11:33
nga:M K

Është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Icardi kaloi nëpër një formë të shkëlqyer para se të ndalet kampionati për shkak të koronavirusit, megjithatë parisienët nuk janë të gatshëm që të paguajnë 70 milionë euro për të, përcjell GazetaBlic.

Bashkëshortja e tij, njëherit agjentja, Wanda Nara ka folur për “Radio Marte” lidhur me të ardhmen e Mauros, teksa ka theksuar faktin se ai mund të rikthehet në Serie A.

Por, duket se futbollisti pranon një rikthim në Itali vetëm për Napolin. Ai nuk dëshiron një tjetër aventurë me Interin pas ndarjes, kurse Juventusin nuk e sheh si opsion.

Përveç Juventusit, edhe Manchester United e Chelsea janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij.

/GazetaBlic/

07/09/2020 22:04

Gol në minutën e 2′, Verona befason Interin me të filluar takimi