Sporti

Ibrahimovic: Nëse do të isha këtu nga fillimi i sezonit, do të shpalleshim kampion

07/08/2020 08:12
nga:Lorik J

Zlatan Ibrahimoviç bëri shaka duke thënë se ai është “President, lojtar dhe trajner” në Milano, ndërsa diskutoi moshën dhe formën e tij, por edhe hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij.

Milan fitoi ndaj Juventusit me rezultatin 4-2, pas një rikthimi të çmendur të rezultatit, pasi fillimisht ishte duke humbur me rezultatin 0:2, por për 15 minuta gjithçka ndryshoi dhe Rossonerët vulosën fitoren, përcjell GazetaBlic.

“Unë jam i moshuar, nuk është sekret! Mosha eshte thjesht nje numër. Unë jam duke punuar mirë, kam luajtur më shumë sot se në ndeshjen e fundit. Ndihem mirë, të jem i sinqertë, dhe jam duke u përpjekur të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë , tha ai për DAZN.

“Unë jam President, lojtar dhe trajner! E vetmja gjë negative është se twunë paguhem vetëm për lojtar! Nëse do të kisha qenë këtu nga dita e parë e sezonit, atëherë ne do të fitonim Scudetton”

“Nuk e di ndoshta është hera e fundit që kam luajtur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/