Sporti

Ibrahimovic lëndohet keq në stërvitjen e parë grupore të Milanit!

05/25/2020 14:06
nga:Lorik J

Ibrahimovic ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së sotme të ekipit të Milanit.

Rezultatet e testeve mjekësore ende janë në pritje, megjithatë Sky Sport raporton që ai mund të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë, përcjell GazetaBlic.

Ky është një fat jashtëzakonisht i keq për sulmuesin suedez dhe ekipin e Milanit, pasi ai mund ta ketë përfunduar sezonin, në rast të një dëmtimi të rëndë.

Vlen të theksohet se skuadra e Milanit sot iu është rikthyer stërvitjeve grupore dhe që në ditën e parë – sulmuesi i njohur botëror ka pësuar një dëmtim jo të lehtë.

/GazetaBlic/