Sporti

Ibrahimovic humb penalltinë, Roma përmbys Juventusin në fund të pjesës së parë

08/01/2020 21:39
nga:M K

Ibrahimovic ka dështuar ta dyfishojë epërsinë e Milanit ndaj Cagliarit pasi humbi penalltinë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Përderisa suedezi e shpërdoroi këtë mundësi, njëjtë nuk veproi Perotti, i cili nga 11-metërshi kaloi ekipin e Romës në epërsi përballë Juventusit, madje me përmbysje, përcjell GazetaBlic.

Në takimet tjera, Interi është duke avansuar 0-2 në udhëtim te Atalanta, kurse Napoli e Lazio po luajnë baras 1-1.

Më poshtë rezultatet pas pjesëve të para në ndeshjet e fundit për këto skuadra në edicionin 2019/2020.

/GazetaBlic/

08/01/2020 22:47

Interi, nënkampion i Italisë – Atalanta e Lazio mbyllin top-katërshen në Serie A