Sporti

Ibrahimovic beson se Suedia do e mbposht Anglinë

07/05/2018 10:13
nga:Gazeta Blic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, tashmë i penzionuar nga kombëtaria suedeze beson se Suedia do të triumfojë përballë Anglisë.

Ibrahimovic, i cili u penzionua nga Suedia më 2016, thotë se ndeshja e çerekfinales midis suedezëve dhe Anglisë do të jetë mjaftë emocionuse, shkruan GazetaBlic.

Ibrahimovic i tha gazetës suedeze Express të enjten, se Suedia do e ketë  mjaftë vështirë për të shënuar kundër Anglisë.

“Kundër Anglisë me një mbrojtje mjaft të fortë, do të jetë vështirë të shënosh”, tha Ibra.

Megjithatë ai beson se suedezët  mund t’ia dalin përballë “3 luanëve”.

“Nëse vazhdojnë të luajmë ashtu siç kemi bërë deri tani, besoj që do e mposhtim Anglinë”, tha në fund Zllatan.

Ibrahimoviç u largua nga futbolli ndërkombëtar pas Kampionatit Europian të zhgënjyer 2016, pasi që Suedia përfundojë e fundit në grup.

/GazetaBlic/

10/20/2019 09:02

Ibrahimovic rikthehet në Serie A?