BLIC.TV

Ibrahimi: AUV ka përgjegjësinë institucionale për qentë endacakë

11/13/2020 20:45
nga:Y I

Drejtori i Asosacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për “Expose” se problem i qenve endacakë si i tillë nuk mund të trajtohet komunë në komunë, por duhet të ketë një gjithpërfshirje përmes AVUK-ut që të zgjidhet çështja e qenve endacak.

“Në vitin 2018 përgjegjësia institucionale e përcjellur edhe me fonde i është dhënë AVUK-ut. Kemi akte nënligjore që ia lënë AVUK-ut të jetë përgjegjës për kontrollin e kafshëve dhe për këtë arsyje ju është dhënë kjo përgjegjësi për t’u marrë me këtë çështje. Sepse kryetarët e komunave patën konkluduar se nuk mund të bëhet zgjidhja nëpër komuna, sepse ka qenë që lëvizin nga një komunë në një komunë tjetër fqinje e cila ndoshta e ka zgjidhur problemin me qenë endacak. Gjatë analizave që e kemi bërë në atë kohë, riprodhimi është shumë i madh”

“Nëse një institucion nuk merret me këtë fenomen do ta kishim problemin ashtu siç e kemi tani. Me kryetarët e komunave dhe me Policinë e Kosovës, kemi zhvilluar një takim virtual dhe kanë shprehur një shqëtësim të madh sepse me afrimin e dimrit, ata janë më agresiv dhe sulmi ndaj qytetarëve mund të jetë më I shpeshtë. Andaj ASK ka kërkuar nga AVUK- që angazhohet më shumë si institucioni përgjegjës deri në vitin 2021 që të trajtojë më seriozisht fenomienin e qenve endacak” theksoi Ibrahimi për Expose.