Ndërmarrja e “ibër Lepencit” i ka dhuruar donacion prej 2 mijë eurove, familjes së rreshterit të rënë në Banjskë, Afrim Bunjaku.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Faruk Muja, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot familjen e Bunjakut.
“Me datë 19.10.2023 kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Muja, me bashkëpunëtorë vizituan familjen e heroit Afrim Bunjaku. Në vizitë familjes së rreshterit nga ana e ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është dorëzuar vendimi për donacion në vlerë prej 2000 eurove si dhe mirënjohje për kontributin e dhënë”, thuhet në faqen zyrtare të ndërmarrjes “Ibër Lepenci”.