Sporti

Ballkani fiton derbin ndaj Dritës, Llapi vazhdon me rezultatet pozitive, Drenica mposhtet nga Ulpiana

11/06/2021 14:53
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar derbin e madh ndaj Dritës në Suharekë, raporton GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 0.

Solomon isht fantastik, i cili me dy golat e tij ia dha fitoren e madhe skuadrës së Bekim Isufit.

Ishte një ndeshje ku të dy skuadrat kishin edhe raste të tjera, por që nuk kishte gola të tjerë të shënuar.

Llapi ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 0 me 1 në transfertë. Hoti shënoi gabimishit në portën e tij, por që ishte goli i fitores për skuadrën e Tahir Batatinës.

Në Skënderaj, Drenica u mposht nga Ulpiana me rezultat 0 me 1. Santos shënoi golin e vetëm të këtij takimi.

Rezultatet përfunditmare.

FT| Ballkani 2:0 Drita

FT| Drenica 0:1 Ulpiana

FT| Malisheva 0:1 Llapi

/GazetaBlic Sport/