Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka marrë mirënjohje nga Bordi i Institutit për afirmimin e mardhenjeve ndëretnike (IAMN), për angazhimin si deputete në avansimin e të drejtave të njeriut në Republiken e Kosovës.
Kjo mirënjohje deputetes Balje, iu dorëzua nga kryetari i Bordit të IAMN-së, Milazim Gashi.
Balje falenderoi këtë institut për vlerësimin e punës së saj si deputete.
Shkrimi i plotë:
Faleminderit IAMN
Kryetari i Bordit te Institutit për afirmimin e mardhenjeve ndëretnike (IAMN) zotni Milazim Gashi sot më dorëzoi mirënjohje për angazhimin tim si deputete në avansimin e të drejtave të njeriut në Republiken e Kosovës.
Ju falenderohem shumë IAMN për vlerësimin e punës time si deputete!


