Lajme

A ia nënshkroi Obama dhe Clinton diplomën Shaqir Totajt?

11/10/2017 21:09
nga:Gazeta Blic

Sonte në emisionin e radhës të Fidan Jupollit në Express, ishte kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj i cili po kërkon mandatin e parë në krye të Prizrenit ndër tjera shpjegoi edhe lajmet e fundit nëse diploma e tij e marrë në SHBA është e nënshkruar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton.

Totaj ka treguar se shkollimi i tij ishte sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe se ka diplomën me firmat e Barack Obamas dhe Hillary Clinton.

“Ajo diplomë është në shtëpinë time dhe mund ta shihni kur të doni”, tha Totaj.

 

 

10/02/2018 18:15

Shaqir Totaj, ministër nga radhët e PDK-së?