Lajme

Ia dha veturën për ta bartur drogën, paraburgim për të dyshuarin në Gjilan

10/02/2021 13:44
nga:M K

Ndaj të dyshuarit I.Z. është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata në Gjilan.

Shkaku i këtij vendimi është dyshimi se ai ia ka dhënë një personi tjetër veturën, ku kishte 114,7 gramë substancë narkotike (drogë). I dyshuari e kishte porositur personin tjetër që droga të dërgohej nga Gjilani në Stançiq.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Gjakovë, i dyshuari e ka kryer veprën “ndihmë në kryerjen e veprës penale: blerja, posedim, shpëndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.