Lajme

I zhdukuri nga Malisheva dyshohet se është kidnapuar

11/22/2020 16:27
nga:Sh Xh

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një 28 vjeçar të zhdukur nga komuna e Malishevës.

Sipas policisë, dyshimet e para janë se i riu nga fshati Rud i Malishevës është kidnapuar.

Nysret Gjurkaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, ka treguar se familjarët e 28 vjeçarit, kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me litar.

Por, sipas tij ende nuk dihet lokacioni dhe kur është shkrepur fotografia.

Me me datë 22.11.2020 rreth orës 09:00 në Stacionin Policor – Malishevë, ka ardhur familjari i personit të zhdukur dhe i cili njoftoi se dje me datë 21.11.2020 rreth orës 17:00 vëllai i tij J.Sh.R, lindur me 1993. Ai kishte dalë nga shtëpia në fshatin Rud, dhe që nga ajo kohë edhe pas kërkimit tek të afërmit e tyre nuk kanë mundur të kontaktojnë me të. Patrullat Policore nga Stacionit Policor Malishevë dhe disa bashkëfshatar janë kërkim të tij. Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos. Pritet të angazhohet dhe Njësia K-9 në kërkim të të zhdukurit”, thotë Gjurkaj.

Zhduket një 28-vjeçar nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për ta gjetur