Showtime

I thonë ‘e ke fytyrën si gomari i Shrekut, plakë e sëmurë’, Aulona Mustra fëlliq bën horë ndjekësen!

06/13/2019 14:18
nga:L I

Gazetarja Aulona Musta shumë shpesh merr komente negative nga ndjekësit në rrjete sociale, e që shumë prej tyre bëhen kur ajo publikon foto pak më provokuese, shkruan GazetaBlic.

Kështu një ndjekës asaj i bën një koment, duke e quajtur të shëmtuar, koment të cilin ajo e ka publikuar dhe në llogarinë e saj.

“Fytyrën si gomar i Shrekut e ke, veç se ai është më i bukur se ty, plak e sëmurë”, është komenti që Aulona nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet.

“Tani unë pyes veten, çfarë mund ta detyrojë një grua, që është edhe nënë, që ka foto profili foton e djalit, të shkruajë një koment të tillë? Si ta ndihmojmë këtë zonjë të gjejë pak qetësi dhe lumturi?”, ka shkruar Aulona./GazetaBlic