• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

I thanë se nuk është më opozitë, Ahmeti u kundërpërgjigjet ashpër LDK-së dhe VV-së

12/28/2018 22:34
nga:FL.B

Kryetari i Prishtinës që njëherësh mbanë edhe postin e të parit të Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur akuzave të shumta të dy partive opozitare LDK-së dhe VV-së të cilët në shumë raste janë deklaruar se partia të cilën e udhëheq ky i fundit, nuk është më opozitë, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se asnjëra nga këto dy parti nuk e ka të drejtë që t’i fus apo jo në opozitë, pasi që thotë se nuk vendosin ata për këtë punë.

Ahmeti në “Blic Interview” ka deklaruar se si parti ia kanë prishur matematikat LDK-së e VV-së, pasi që thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur gjithmonë dëshirë të jetë ajo e cila kushtëzon.

“Po nuk është e drejtë as e VV-së e as e LDK-së me na shti e as mos me na shti në opozitë – nuk e vendosin ata atë punë.

PSD-ja është subjekt i qendrës së majtë që i ka 12-të deputet, është në opozitë dhe përkrah nismat të cilat janë në interes të PSD-së sa i përket politikave tona të qendrës së majtë.

Bile unë mendoj që të kishim qenë në Qeveri, kishim qenë më të dobët se ish prit prej neve me votu gjithçka çka bjen kryeministri. Kësaj radhe ne vendosim se cilin ligj, ligj-pas-ligji se cila është mirë e se cila është keq për Republikën e Kosovës e cila është e bazuar në programin tonë.

Mendoj që pak ja kemi prish matematikat LDK-së dhe VV-së. LDK-ja gjithmonë ka pas qejf me qenë ajo që kushtëzon. Me thënë po duam me hy në qeveri, por këto janë kushtet tona, ndërsa VV-ja sun pe gjen veten në këtë opozitarizmin sepse nuk është më kundërshtuesja që ka qenë e çdo procesi, po mundohet me qenë pak më konstruktive por me argumentim tepër të dobët.” –  ka thënë Ahmeti.

/ © GazetaBlic /

06/16/2019 20:45

Kështu u mbuluan me breshër dy qytetet e Kosovës gjatë ditë së sotme