Lajme

I riu nga Deçani humb jetën në vendin e tij të punës

07/16/2020 15:25
nga:Y I

Një i ri nga Gllongjani, komuna e Deçanit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, në vendin e tij të punës.

Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke shprehur ngushëllime edhe për familjen e të ndjerit, shkruan Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë i Ramosajt:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj.

Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin.

BR