Sot kosovarët shënuan në mënyra të ndryshme Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç urimeve e mesazheve politike, pati edhe të atillë që zgjodhën artin për të shprehur urimet e tyre në këtë ditë të veçantë për amerikanët, shkruan Gazeta Blic.
Një i ri nga Suhareka ka portretizuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, përkrahësin e madh të lirisë e pavarësisë së Kosovës, për të shënuar kështu 243 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës.
“Me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së shteteve të bashkuara, kisha dashur t’i falënderoj ato me një punim artistik” ka thënë autori i portretit në fjalë, Rilind Morina, i diplomuar në akademinë e arteve./Gazeta Blic