Sporti

I radhës: Futbollisti shqiptar refuzon ftesën e Shqipërisë, zgjedh Greqinë

10/27/2019 11:35
nga:M K

Sa shumë raste që po shtohen me lojtarët shqiptarë që zgjedhin të përfaqësojnë Greqinë.

Pavarësisht se ftesa dhe interesimi nga Shqipëria nuk u mungon, madje duke pasur edhe kontakt fizik me drejtuesit tanë.

I radhës quhet Kristo Shehu. Aktualisht ky futbollist është pjesë e Panathinaikosit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 shkruan SportEkspres, përcjellë GazetaBlic.

Reja ka menduar që ta ftojë në Kombëtare për ndeshjet e mbetura duke e parë si një element të prespektivës.

Por sipas asaj që raportojnë mediat greke, ka ardhur refuzimi nga vetë lojtari.

Dëshira e tij është që të luajë për Greqinë dhe kjo ka bërë që gjithë mundimi i Shqipërisë të shkojë dëm.

11/12/2019 17:48

Kamberi: Ja pse zgjodha Shqipërinë para Kosovës