Lajme

I plagosuri me armë në Berat refuzon të tregojë si ndodhi ngjarja

12/07/2025 10:49
nga:G B

Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar në Berat. I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje ata nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”. Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga fshati Galinë kanë qenë me makinën e tyre.

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, – njofton policia. /Lapsi.al