Sporti

I pafat, konfirmohet lëndimi i Teun Koopmeiners

10/10/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Juventusi konfirmon se ylli i tyre i mesfushës, Teun Koopmeiners ka pësuar një frakturë të dytë të brinjës anteriore të djathtë.

Koopmeiners u tërhoq nga kombëtarja e Holandës në saje të këtij lëndimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus tani ka sqaruar natyrën e çështjes së Koopmeiners pasi mesfushori holandez iu nënshtrua testeve në Torino të enjten në mëngjes.

Lojtari do t’i nënshtrohet terapisë së duhur dhe rikuperimi i tij do të vlerësohet sipas simptomave të tij.

/GazetaBlic Sport/