Showtime

I ka ngelur hatri me kryeministrin, Enca e thotë hapur arsyen

06/16/2019 10:16
nga:Natyra

Enca është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.

Ajo gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë jo vetëm falë repertorit muzikor por edh nga fotot e nxehta e provokuese që ndan në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme, Enca ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku mbi të gjitha tha se i ka ngelur hatri me kryeminstrin Rama.

Në një lojë me foto, ku këngëtarja duhet të zgjidhte midis dy personazheve, Ermal Mamaqi kishte zgjedhur dhe kryeministrin, Edi Rama. Por, Enca nuk e zgjidhte kurrësesi kryeministrin e Shqipërisë sepse nuk e ndiqte në Instagram.

“Edi Rama nuk më ka bërë follow kështu që mirupafshim”,- është shprehur këngëtarja.

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte