Sporti

I infektuari Dalglish kërkon rinisjen e Premier Ligës

05/22/2020 09:55
nga:M K

Muajin e kaluar ishte i shtrirë në spital, teksa ishte konfirmuar me Covid 19.

Megjithatë, legjenda e Liverpoolit dhe futbollit anglez, Kevin Dalglish ka thënë se Premier Liga duhet të rifillojë sezonin, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për “Hat-Trick Podcast”, ai tha se shëndeti është parësor, por se të paktën duhet tentuar rikthimin.

“Nëse shtetet e tjera po tentojnë dhe po kthehen në fushën e lojës, mendoj që ne të paktën duhet të tentojmë.

Natyrisht, duhet ta kemi parasysh se shëndeti dhe siguria janë shumë të rëndësishme për lojtarët dhe për të gjithë ata që janë të përfshirë.

Duhet ta kuptoni këtë, ta shohim se çfarë do të ndodhë dhe ta shohim se si ndihemi atëherë, pastaj le të vendosim nëse duam të dorëzohemi”, tha mes tjerash ai.

/GazetaBlic/