Lajme

I dyshuari për rrahjen e gazetarit të RTK-së gjendet në arrati

03/02/2020 09:42
nga:Norë Kelmendi

Mbrëmë në një kafiteri në kryeqytet, është rrahur gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Alin Ahmeti.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidbhje me rastin, derisa ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.

 Rr. B, Prishtinë 01.03.2020 – 22:15. Viktima mashkull K/Shqiptar  gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

09/27/2017 13:48

Gazetari maqedonas për shqiptarët: Fis agresiv, shërbëtorë të amerikanëve