Sporti

I duhen vetëm edhe dy gola, Barcelona duhet t’i paguajë 1.25 milionë euro Lewandowskit

02/02/2023 17:50
nga:Mergim Rreci

Barcelona do të duhet të paguajë 1.25 milionë euro për Robert Lewandowskin kur sulmuesi të arrijë 25 gola.

Sulmuesi polak ka tashmë 23 gola që janë shpërndarë në kompeticionet e mëposhtme: 14 në ligë, pesë në Champions League, dy në Kupën e Mbretit dhe dy në Superkupën e Spanjës, përcjell GazetaBlic Sport.

Barça ka nënshkruar me Lewandowski nga Bayern verën që shkoi për 45 milionë euro.